Miku i ngushtë i Georginas zbulon gjendjen e saj emocionale pas humbjes së djalit të porsalindur!

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo kanë tronditur të gjithë me lajmin për humbjen e djalit të tyre të porsalindur.

Ivan Garcia, një nga miqtë e Georginas që u paraqit në shfaqjen e saj në Netflix foli për gjendjen e saj pas humbjes së djalit.
“Ka qenë një javë shumë e ndërlikuar që është normale. Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person që ishte shumë i dashur”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”, shkruan DailyMail.

“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu. Ajo e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”,