Presidenti amerikan Donald Trump, vitin e kaluar shkarkoi nga detyra kreun e shërbimit të inteligjencës Den Koat, duke e zëvendësuar atë me një njeri shumë besnik ndaj tij, kongresistin republikan të Teksas, Xhon Retklif.
“John është burrë i jashtëzakonshëm, me talent të shkëlqyeshëm!”, ka shkruar Trump, në rrjetin social Twitter. Nëse Senati e miraton propozimin e Predsidentit Trump, Ratcliffe do ta zëvendësojë ambasadorin Richard Grenell, i cili është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane. Ratcliffe ka fituar vëmendjen e publikut për rolin e spikatur që ai ka luajtur në seancat dëgjimore të Kongresit, sidomos ato që përfshinin Këshillin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me Kryeprokuror Robert Mueller.
John Ratcliffe, kongresist republikan nga Dallas (Teksas), nuk është i panjohur për ne, ai prej vitesh ai është mik i ngushtë i shqiptarëve të Amerikës. Ai është mik i ngushtë i Biznesmenëve Shqiptaro Amerikan, Nazar Mehmeti, Ismet Smajli dhe Naim Dedushaj, përkatësisht në pozicionet e Presidentit, Sekretarit të Përgjithshëm, Ideatorit e themeluesit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Por, edhe më i rëndësishëm është për ne fakti se në këtë miqësi z. John Ratcliffe shpreh njëherësh afërsinë dhe përkrahjen e fuqishme për Kosovën dhe për vetë Rrjetin e Bizneseve të Diasporës shqiptare në botë me seli në New York. John Ratcliffe ishte i pranishëm dhe mbajti fjalën e rastit në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar Të Diasporës Shqiptare” në New York, në vitin 2016 i organizuar nga rrjeti ynë “Shqiptaro- Amerikan”.