Mikobiologu i njohur, Lul Raka tregon se deri kur mund të përballet Kosova me koronavirusin

Mikrobiologu i njohur, Lul Raka, ka thënë se Kosova mund ta ketë ‘pikun’ e virusit Covid-19 deri në 4 javë, mirëpo që kjo situatë do të kalojë deri në verë.
Raka në Pressing ka thënë se në Klinikën Infektive kanë 120 shtretër të lirë, për të prekurit nga virusi.

Sipas tij, kjo situatë nuk do të zgjasë deri në verë.
“Piku i këtij virusi në Kosovë mund të jetë mbas 4 javëve, mendoj unë. Nuk do të zgjasë deri në verë, nuk besoj që në verë do të përballemi me diçka të tillë”, ka thënë Raka.
Kujtojmë se në Kosovë deri tash të prekur nga virusi Covid-19 janë prekur 15 persona që vijnë nga qytete si Malisheva, Vitia, Klina dhe Podujeva