Mike Tyson gjysmë i zhveshur, tregon muskujt para kthimit në boks


Legjenda e boksit, Mike Tyson, e ka treguar formën e tij fizike, në moshën 53-vjeçare, për herë të parë që kur ka zbuluar se dëshiron të kthehet në ringun e boksit.

Mike Tyson është njëri ndër boksierët më të famshëm në histori të kategorisë së peshave të rënda dhe gjatë kësaj krize të koronavirusit, ai ka qenë në qendër të vëmendjes shkaku i pretendimit se do t’i kthehet boksit.

Ish-kampioni ishte pensionuar në vitin 2005, mirëpo tani ai pritet të kthehet në ringun e boksit, 15 vjet pas meçit të fundit.

Muajin e kaluar ishte publikuar një video ku 53-vjeçari shihej duke u stërvitur dhe që nga atëherë ai ka zbuluar se dëshiron të marrë pjesë në një meç katër-rundësh për bamirësi.

Tani, ai e ka publikuar edhe një video pa bluzë, ku shihet se është në formë shumë të mirë fizike.

https://twitter.com/MichaelBensonn/status/1263233041687773184?s=20

Megjithatë, gazeta britanike The Sun raporton se ish-boksieri nuk dëshiron të kthehet me ndonjë meç të lehtë, pasi që dëshiron ta ketë një luftë të vërtetë në kthimin e tij.

“Mike e ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të një meçi miqësor në Australi sepse ai nuk dëshiron të kthehet me meç kundër një atleti që s’është boksier i vërtetë”, ka thënë një anëtar i ekipit të Tysonit për The Sun.

“Nëse Mike do të kthehet në boks, do të jetë kundër një boksieri të vërtetë. Mike beson se çdo gjë tjetër do të ishte ofendim ndaj sportit”.