Një turmë e madhe njerëzish kanë mbushur stadiumin Luzhniki të Moskës për një tubim pro-Kremlinit për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit të Krimesë në Rusi.
Këtë e dëshmojnë disa video të postuara në rrjetet sociale dhe të raportuara nga Guardian.
Në këtë ngjarje pritet dhe një fjalim nga presidenti rus Vladimir Putin.
Sipas disa postimeve në Twitter, shumica e atyre që marrin pjesë janë paguar.