Futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së shtunë.
Pas homazheve dhe mbledhjes komerative në Kuvendin e Kosovës, Vokrri është duke u bartur drejt banesës së fundit.
Në varrezat e qytetit në Prishtinë në lagjen Dragodan, janë mbledhur mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe mbarë Evropa.
Me lot në sy është duke iu dhënë lamtumira e fundit kryetarit të deritanishëm të Federatës së Futbollit të Kosovës.