Autoritetet braziliane kanë urdhëruar që mijëra persona të evakuohen nga rreziku i shembjes së një dige tjetër në rrugë në juglindje të Brazilit vetëm disa ditë pas një shembjeje të digës së afërt me të.
Të paktën 37 janë vrarë dhe më shumë se 250 të tjerë janë të zhdukur në katastrofën e së premtes në një minierë hekuri afër qytetit të Brumadinho, njofton Klan Kosova.
Operacionet e shpëtimit janë pezulluar pasi zyrtarët paralajmëruan për nivele të rrezikshme të ujit në digën e dytë.
Të dy digat në kompleksin e minierave i përkasin Vale, firmës më të madhe minerare në Brazil.
Sirenat paralajmëruese ranë në orën 5:30 të orës lokale mbi qytetin e Brumadinhos, i cili ka rreth 39,000 banorë.
Të gjitha urat e qytetit janë urdhëruar për t’u mbyllur, ndërsa banorët po nxitojnë të ngjitën në vende më të larta.
“Me çanta në shpinë, gjithçka që mund të kapnin, fëmijët, njerëzit e moshuar ngjiteshin për në vendet e larta, ishte dëshpërim i plotë”, tha një burrë për BBC.
Shkatërrimi i digës të premten shkaktoi një vërshim të baltës me ujë duke i varrosur disa punëtorë që po hanin drekë dhe të paktën një autobus që mbante punonjës, para se fuqia e kësaj mase të përfshinte ndërtesat, automjetet dhe rrugët.
Të shtunën, shërbimet e emergjencës përdorën helikopterë dhe makineri që të lëviznin baltën në kërkim të të mbijetuarve.