Mijallkovit nuk i rrihet në burg, ka bërë kërkesë që të del

Edhe pse nuk ka kaluar dy të tretat nga dënimi tre vjeçar për rastin “Perandoria”, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, ka dorëzuar kërkesë që të lirohet me kusht nga burgu i Strugës. Kjo kërkesë deri tani i është refuzuar.

Siç mëson SDK.mk, në vend që pas vitit të ri, Mijallkov kërkesën e ka bërë para vitit të ri dhe kjo ka qenë arsyeja që këshilli penal nga Gjykata themelore e Shkupit ta refuzojë kërkesën.

Megjithatë për këtë vendim Mijallkov ka dërguar ankesë deri tek Gjykata e Apelit.

“Është e saktë se personi i dënuar të cilin e keni përmendur ka dorëzuar kërkesë për lirim me kusht. Gjykata penale e ka refuzuar kërkesën, ndërsa tani lënda është në gjykatën e Apelit. Për bazën për të cilën kërkon të marr lirim me kusht nuk mund të zbulohen informacione, sepse lënda është në fazë të vendosjes”, kanë thënë nga SDK.mk nga Gjykata Penale-Shkup.