Pas disa viteve seanca gjyqësore vitin e kaluar përfunduan lëndët kryesore të inicuara nga ish-Prokuroria Speciale Publike për përgjimin e jashtëligjshëm masiv. Protagonist kryesor në këto lëndë ishte ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, i cili si i ak*uzuar i parë në rastin “Target – Fortesa”, për përgjimin e jashtëligjshëm masiv 2008 – 2015, ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 12 vite bu*rg.
Në fillim të vitit 2021, gjithashtu Gjykata Penale në Shkup, solli vendim edhe për rastin “Thesari”, në të cilin Mijallkovi ishte shpallur fajtor për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe ishte dënuar me bu*rg në kohëzgjatje prej 8 vjetëve. Aktgjykimet për këto lëndë nuk janë të plotfuqishme dhe gjenden në procedurën ankimuese para Gjykatës së Apelit në Shkup.
Përveç se për këto lëndë kundër Mijallkovit, gjatë viteve të kaluara zhvillohej procedurë gjyqësore edhe për rastin “Tortura”, ku, sipas aktakuzës, ish-drejtori i DSK-së kishte detyruar disa pjesëtarë të njësitit “Allfa”, në kryerjen e detyrës, gjatë privimit nga liria të një personi të dyshuar – të dëmtuarin Lube Boshkovski, te ai të shkaktojnë vuajtje shpirtërore. Megjithatë, në korrik të vitit të kaluar gjykatësja Aleksandra Ristevska, e cila e udhëhiqte rastin “Tortura”, shqiptoi aktgjykim lirues për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-komandanti i njësitit të policisë “Allfa”, Ivica Ançevski – Puki dhe pesë “allfa”: Novica Stankovski, Petar Milloshevski, Filip Atanasov, Jovan Bocevski dhe Metush Shabani.
Gjykatësja gjatë shqiptimit të aktvendimit theksoi se prokurori Lubomir Lape nuk ka dëshmuar se ata janë fajtorë për veprën torturë dhe sjellje dhe dënim të tjetër të ashpër, jonjerëzor ose poshtërues. Rasti kishte të bënte për mënyrën në të cilën ishte arrestuar lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të atëhershme parlamentare.
Por, disa ditë para shqiptimit të aktgjykimit për përgjimin masiv të qytetarëve pa urdhra gjyqësorë dhe procedura ligjore, i akuzuari Mijallkov vitin e kaluar krijoi konfuzion të madh kur nuk ishte i kapshëm për organet e përndjekjes më shumë se 48 orë. Kjo ngjarje ndodhi kah fundi i shkurtit, disa ditë para shqiptimit të aktvendimit për lëndën “Target – Fortesa”. Që në fund, pasi gjykata dha pëlqim të shpallet urdhërarrest ndërkombëtar kundër Mijallkovit, ai vetë të paraqitet në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Kr*imit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe ta marrë vendimin për arrest shtëpiak, të cilin paraprakisht e dha Gjykata Penale. Në deklaratë për gazetarët për atë se ku ishte gjatë ditëve të kaluara Mijallkovi, më 23 shkurt tha se ka pasur temperaturë të lartë, rreth 40 shkallë, dhe se ishte izoluar.
Rast tjetër që vitin e kaluar i karakterizonte ngjarjet gjyqësore ishte edhe arrestimi i biznesmenit Jordan Kamçev, i dyshuar për rastin “Parcelat në Vodno” (në procedurë gjyqësore). Ai në paralajmërimin paraprak të policisë sekrete ishte arr*estuar më 14 mars dhe pastaj me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake ishte dërguar në paraburgim. Mbrojtja e të dyshuarit Kamçev thoshte se këto dyshime janë të pabaza për shkak se klientit të tij paraprakisht i ishin marrë dokumentet e udhëtimit dhe si garanci se nuk do të arratiset kishte lënë pasuri.
Emrat e Mijallkovit dhe Kamçevit ishin aktual edhe gjatë ditëve të fundit të vitit 2021. Veçanërisht në seancat gjyqësore “Parcelat në Vodno” dhe vendimit të para pak kohe të Apelit të Shkupit, i cili e ndërpreu paraburgimin e aku*zuarit Sasho Mijallkov, me arsyetimin se e pranon garancinë prej 11 milionë euro të dhënë për rastin “Thesari”. Megjithatë, për shkak të presonit të publikut Prokuroria kërkoi që Mijallkovit t’i shqiptohet masa e parabu*rgimit për rastin “Parcelat në Vodno”, e cila po të njëjtën ditë ishte miratuar nga Gjykata Penale në Shkup. Kështu refuzohet të punojë deri më 29 dhjetor kur Apeli i Shkupit përfundimisht vendosi që Mijallkovit i ndërpritet masa e parabu*rgimit edhe për rastin “Parcelat në Vodno”.