Mijallkovi kërkon ndihmën e Izraelit (VIDEO)

Ish shefi i Shërbimit Sekret kërkon ndihmën e Izraelit. Avokatët e Sasho Mijallkovit kanë dërguar letër deri tek ambasadori i Izraelit në Zagreb, i cili është përgjegjës për rajonin, që tu kundërpërgjigjet akuzave të Gjykatës e cila ka kërkuar që Mijallkov të jetë në para burgim pasi mund të arratiset me ndihmën e shërbimeve inteligjente izraelite. Avokati Zvonko Davidoviq, tha se presin nga ambasadori i Izraelit t’i përgënjeshtrojë akuzat e gjyqësorit ndaj Mijallkovit.

Arsyeja për dërgesën e tillë deri tek ambasadori i Izraelit është për shkak se në vendimin e Gjykatës Penale Themelore qëndron se ekziston rrezik për arratisje, për shkak se Sasho Mijallkov është në kontakte dhe lidhje të afërta me shërbimet sekrete të Izraelit, të cilat do t’i mundësojnë arratisje në çdo moment kur të dëshirojë pa dokumente udhëtime. Se do t’i japin strehim dhe se do e sigurojnë në atë mënyrë. Diçka e këtillë është absurde dhe me të vërtet paraqet diçka që deri më tani nuk është parë, të paktën nëpër vendime, sepse për diçka të tillë duhet të jepet dëshmi”- deklaroi Zvonko Davidoviq, Avokat i Sasho Mijallkovit.

Ish Shefi i shërbimit sekret në vend, Sasho Mijalkovi këtë fundjavë do ta kalojë në Shutkë.

Në Gjykatën e Apelit dje nuk ka arritur ankesa e avokatëve për lirimin e tij. Apeli megjithatë të hënën duhet të vendosë nëse Mijalkovi do të mbetet në paraburgim apo do të lirohet për rastin “Parcelat në Vodno”. Ditë më parë Këshilli Gjyqësor ka mbrojtur gjykatësit e Apelit të cilët dy ditë më parë e liruan Mijalkovin nga paraburgimi për rastin “Thesari”, pas çka ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq kërkoi publikisht përgjegjësi në rast të arratisjes së Mijalkovit. Ndërsa Prokuroria u përgjigjur me kërkese të re për caktimin e masës së paraburgimit për Mijallkovin këtë herë për rastin, “Parcelat në Vodno”, që është miratuar nga Gjykata Penale.

https://www.youtube.com/watch?v=mAYH4NVTioM&feature=emb_err_woyt