Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, u transferua nga qendra e parabu*rgimit në Shuto Orizare në Spitalin “Sistina” këtë pasdite.
Drejtori i bu*rgut paraprak të Shkupit, Filip Andonov, konfirmoi informacionin për “Fokus”.

“Me kërkesë të mbrojtjes dhe me miratimin e Gjykatës, Mijallkov u transferua në “Acibadem Sistina”. Ai u ankua për dhimbje barku.
Ai do të qëndrojë atje derisa të përfundojnë mjekimet e nevojshme”, tha Andonov.