Mijallkov shpallet fajtor dhe dë*nohet me 8 vjet bu*rgim për rastin “Thesari”

Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Thesari” dhe u dë*nua me 8 vjet bu*rgim. Bashkë me Mijallkovin u dë*nuan edhe: Toni Jakimovski, 5 vjet bu*rg; Nebojsha Stojakoviq dhe Goran Grujovski, 15 vjet bu*rg.

Ndryshe rasti “Thesari”, ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro.