Mijallkov nuk akuzohet më për përgjime, veprat iu vjetëruan, qytetarët do të paguajnë të gjitha shpenzimet për avokatët e tij

Gjykata Themelore Penale Shkup sot shënoi përfundimin e ndjekjes penale të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i akuzuar për përgjime masive të paligjshme nga viti 2008 deri në vitin 2015, të qindra qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesit e prokurorisë në këtë çështje kryesore të PSP-së e njohur si “Target-Fortesa”, sipas ndryshimeve në Kodin Penal më 6 shtator për asgjësimin e të gjitha rasteve të korrupsionit të lartë, thanë para gjykatës se aktet e bashkimit kriminal dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe kompetencave për të cilat akuzohet Mijalkov, absolutisht vjetërohen.

Sipas Kushtetutës, për të akuzuarin zbatohet gjithmonë ligj më i butë.

Prokurorët shpresojnë që kjo çështje të vazhdojë në pjesën e asgjësimit të pajisjeve me të cilat janë përgjuar qytetarët në mënyrë të paligjshme, por me riklasifikimin e veprave penale, siç kërkohet nga ndryshimet në Kodin Penal të sjellë nga kjo qeveri.

Prej këtu, tashmë të gjithë qytetarët e dëmtuar (të përgjuar), të cilët duan të marrin të drejtat e tyre në procedurë civile, do të mund të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti. Nuk ka asnjë të akuzuar dhe të dënuar për përgjimin – nuk ka nga kush të kërkohet dëmshpërblim.

Dëmin do ta paguajë shteti, gjegjësisht ne qytetarët.

Por, pas këtij dëmi, me ndryshimet në KP të iniciuara nga LSDM-ja, qytetarët do të duhet të kompensojnë Mijallkovin dhe të akuzuarit tjerë. Nëse do të kërkojnë, do të duhet të paguajnë të gjitha tarifat e avokatit, të gjitha paratë që dhanë për ekspertët e mbrojtjes, të gjitha ditët e qëndrimit në paraburgim.

Deputeti i partisë socialiste opozitare Ljupço Dimovski, si dhe gazetarja dhe biznesmenja Ivona Talevska, sot janë shpëtuar nga ndjekja penale, për rastin e PSP-së “Producenti”, e cila është për sponsorizimin e paligjshëm të çështjes së saj me para nga qytetarët, derisa ishte ministër i Bujqësisë.

Gjykata thekson se veprat penale të të pandehurve janë vjetëruar, sipas ndryshimeve në Kodin Penal të miratuar nga Kuvendi më 6 shtator.

Mijallkov, tanimë prej një viti është i burgosur në Strugë. Ai vjet në gusht filloi ta mbajë dënimin me burg prej tre vjetësh. Mijallkov vendosi të mos punojë, por ka shprehur dëshirë të ndihmojë në aktivitetet e përditshme të burgut në pozicionin e shoferit

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.