Sasho Mijallkov i shoqëruar nga policia është paraqitur në Gjykatën Penale, kjo që ta dëgjojë aktvendimin për rastin “Target-Fortesa” ku ai është ndër të aku*zuarit kryesor derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Përveç Mijallkovit, në këtë rast janë të aku*zuar edhe 11 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovks adhe 10 të punësuar të tjerë të DSK-së.
Ditë më parë Mijallkovi u kërkua për tre ditë nga organet e rendit, për t’ia dhënë vendimin për masën e arrestit shtëpiak. Por nuk u gjend. Kishte dilema se ai është ar*ratisur që t’i ikë aktvendimit të sotëm, por u shfaq të martën vetë në Prokurori.