Mijallkov me dhimbje barku, nga Shutka dërgohet në “Sistinë”

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, dje pasdite nga burgu i Shutkës me urgjencë është dërguar në spital, pasi është ankuar në dhimbje në pjesën e barkut. Ai ka marrë leje nga gjykata që të shkoj në spitalin e “Sistinës” ku do të mbetet deri sa të përfundojnë hetimet.

Javën e kaluar ai u lirua nga akuzat për lëndën “Tortura”. Megjithatë ai është i dënuar për dy vepra penale në kohëzgjatje prej 20 vite burg.
Po ashtu kundër tij është hapur edhe lënda “Parcelat në Vodno” ndërsa është i dyshuar edhe në hetimin financiar “Perandoria”