Mijallkov mbetet në bu*rg, gjykata nuk e pranon garancinë prej 10.8 milionë eurove

Gjykata Pe*nale e Shkupit nuk e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore, që ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov të mbrohet në liri.
Këshilli Gjyqësor nëpërmjet një njoftimit thotë se edhe përkundër garancisë së ofruar nga Mijallkov (10.8 milionë euro), ekziston rre*ziku që ai të arr*atiset.

“Pas marrjes së mendimit pozitiv nga prokuroria kompetente, për propozimin për shfuqizimin e masës së parabu*rgimit me zëvendësim – garancion, Këshilli Gjyqësor ka sjellë vendim me çka propozimi i mbrojtjes konsiderohet si i pabazë. Këshilli, pas vlerësimit të shkresave në lëndë, konsideron se ende ekzistojnë shkaqe për të cilat u caktua masa e parabu*rgimit, duke e pasur parasysh edhe llojin dhe karakterin e veprave pe*nale si dhe lartësinë e dë*nimit të shqiptuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Pe*nale.

Ndryshe, derisa Mijallkov ndodhej në parabu*rgim, ndaj tij u sollën dy aktgjykime, të cilat akoma nuk janë në fuqi.
Në rastin “Shënjestra-Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet masive, ai u dë*nua me 12 vjet bu*rg, ndërsa në rastin “Thesari”, ai u dë*nua me tetë vjet bu*rg.