Mijallkov letër të re Mickovskit: Hristijan, ti nuk je faktor!


Dy herë brenda dy javëve, që kur është përjashtuar nga radhët e partisë, ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov, i ka shkruar letër të hapur liderit aktual të partisë, Hristijan Mickoski.

Letra është në kontekst të ndodhive në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Helsink, ku partia është përfaqësuar me dy delegacione, njëra e udhëhequr nga Mickoski dhe e dyta nga krahi i reformuesve në parti, e cila atje është ftuar me ftesë personale nga kryetari i PPE-së, Zhozef Dol.

Më poshtë ua dërgojmë letrën e plotë të Mijallkovit:

Hristijan,

Asnjë udhëheqësi paraprake në VMRO-DPMNE nuk ka përjetuar kësi turpi në skenën ndërkombëtare nga partitë simotra të cilët janë pjesë e Partisë Popullore, dhe shpresoj se nuk do ta përjetojë në të ardhmen.

Shpresoj dhe dëshiroj që në të ardhmen çdo njeri i parë në VMRO-DPMNE të jetë faktor i cili do të pyetet rreth asaj nëse do të ketë një ose dy delegacione partiake dhe cilat do të jenë ato delegacione. Ti nuk je faktor dhe në vend që ta bashkosh dhe forcosh partinë, ti e dobëson dhe e ndanë.

Për atë ti je fajtor, dyfytyrësia jote, patriotizmi i rrejshëm dhe dhe mosinteresimi yt për ardhmërinë e Maqedonisë.

Në të njëjtën publikisht të të turpërojnë dhe të të shkruajnë porosi në rrjetet sociale edhe Doris Pak edhe Johanes Han nuk është asgjë tjetër, përveç dëshmi se edhe ata i kanë lexuar gënjeshtrat e tua dhe nuk të besojnë. Kanë vendosur të shkruajnë në Tuiter që ty, të mos të kujtohet të shkruash vetëm atë që është në dobi tënden dhe të gënjesh se ke mbështetje për dëmin që ia shkakton Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-së.

Kështu është Hristijan kur luan dyfish. Kështu është Hristijan me politikanët me përvojë të cilët e dinë se këshilltarët e tu besueshëm shëtisin nëpër shkup dhe flasin “Sikur të kërkojmë partner tjetër, në lindje”.

Në të njëjtën natë, kryetarja e Asociacionit të Grave në korniza të PPE-së, Doris Pak, të të thotë se patriotizmi yt i rrejshëm është i papranueshëm për Evropën, ndërkaq nga ana tjetër eurokomesari Johanes Han t’i theksojë përpjekjet tua që të mos e osbtruksionosh procesin në Kuvend është poshtërsi në korniza botërore, jo vetëm evropiane.

Çfarë po bën ti Hristijan? Dërgon kumtesa banale, derisa njerëzit që takohen me bashkëpunëtorët e tu organizojnë protesta përpara shtëpive të deputetëve.

Bëhu njëherë i sinqertë dhe pranoje edhe përpara anëtarësisë edhe përpara qytetarëve, se cilat janë veprimet e tua për konstruktivitet, të cilat ia ke premtuar Hanit? A po gënjen Han për veprimet e tua? A i ke thënë Hanit se Maqedoninë e ke përpara gjithçka dhe se ti do ta ndalosh zbatimin e Marrëveshjes së Prespës duke mos e pasur parasysh çmimin për këtë? A i ke thënë se edhe sikur të mos kesh sukses ta parandalosh, nëse vjen në pushtet, nuk do ta realizosh atë që varet nga ti?

A e bëje kryqin dhe a betoheshe në Maqedoninë? Cili është ai konstruktivitet që TANI t’u bë më e rëndësishme se Maqedonia? A ka çmim “lufta jote për Maqedoninë” dhe cili është ai? A do të organizosh protesta dhe a do t’i shfrytëzosh të gjitha mjetet në Kuvend që ta bllokosh Marrëveshjen e Prespës, dhe mjetet të tilla ke shumë?

A do të propozosh Hristijan mijëra amendamente ose do të jenë fajtorë deputetët tjerë të cilët nuk kanë qenë mjaft të angazhuar? A do të organizosh protesta të përditshme që të tregosh se çfarë mbështetje ke nga populli ose do t’i akuzosh strukturat se paskan qenë pasive? A do të bësh diçka ose do të arsyetohesh se paska realitet të ri, a ti i gjori nuk je i fuqishëm që të ndërmarrësh asgjë?

Të thash dhe prapë po të them, atë që po e bën nuk është e ndershme dhe nuk i ngjan një njeriut që duhet ta udhëheq VMRO-në. Dëshiron të vish në pushtet, por ti të jesh patriot dhe tjerët tradhtarë. Dëshiron të shkelësh nëpërmjet jetët e huaja. Në mënyrë qyqare dhe ulët nga dikush që duhet ta udhëheq organizatën si VMRO-ja.

Je i lexuar Hristijan se po luan dyfish me anëtarësinë dhe tërë populli. Kërkoi falje anëtarësisë për lojërat e dyfishta dhe dyfytyrësinë tene. Kërkoju falje qytetarëve të Maqedonisë që i gënjen se ti do ta mbrosh emrin deri në fund.

Hristijan,

Kam stazh më të gjatë se ti dhe bashkëpunëtorët e tu në VMRO. Këto letra deri te ti kanë vetëm një qëllim, që ta shpëtojmë dhe ta bëjmë më të fuqishme VMRO-në. Ti nuk je VMRO. VMRO është mbi teje. Ti je përkohësisht në funksion. Nëse VMRO humb në zgjedhjet e ardhshme pasi që është e izoluar, ajo do të jetë për shkakun që ti nuk ke kapacitet. Është koha përfundimtare që t’i të mendosh dhe të vendosësh, për kthim në kursin perëndimor, të përcaktuar në angazhimet e përhershme të partisë.