Mijallkov do të ankohet në Gjykatën e Apelit

Sasho Mijallkov kërkon të lirohet nga paraburgimi përmes një ankese në Gjykatën e Apelit.Ankesa vjen si pasojë për shkak Gjykata e Apelit dje e liroi nga paraburgimi për një rast, ndërsa disa orë më vonë, Gjykata e nivelit të parë i caktoi 30 ditë paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno” ku është i dënuar.

Avokati i Mijallkov, Petar Vasilev i cili përfaqëson atë thekson se klienti i tij nuk është marrë në pyetje për t’u deklaruar për paraburgimin e propozuar dhe se propozimi ka qenë i pabazuar dhe i panevojshëm.

“Në këtë kontekst, krijohet praktikë joligjore. Nuk ka mundësi qëndrimi i një gjykate më të lartë mos vlerësohet nga një gjykatë e nivelit më të vogël. Kjo është në kundërshtim me Konventën për të drejtat e njeriut. Do të ndërmarrin të gjitha masat juridike që ta çojmë punën deri në fund”, tha Vasilev.

Avokati Xvonko Davidoviq thotë se ndaj Mijallkovit është marrë garancioni, paraqitja në gjykatë dhe dokumenti i udhëtimit.