Mijalkov sërish pozitiv me COVID-19, shtyhet gjykimi

Ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov ka rezultuar pozitiv në Covid-19, shkruan Alsat.

Mijalkov është në izolim për 10 ditë, i cili mund të vazhdohet nëse ka simptoma të virusit. Vendimi për izolim nga Inspektorati Sanitar Shtetëror është dhënë më 10 janar.

Pozitivë me virusin janë edhe avokatët Petar Vasilevski, Goce Ristevski dhe Gordana Naceva.

Për këtë, sot në Gjykatën Penale është shtyrë seanca për rastin “Parcelat në Vodno”. Kjo ishte seanca e parë e paraparë që nga lirimi i Mijallkovit para vitit të ri, gjegjësisht ku i është hequr paraburgimi me garanci prej 11 milionë eurosh.

Kujtojmë se me një shumë të tillë para Krishtlindjeve është liruar edhe biznesmeni Orce Kamçev. Të dy po gjykohen për rastin “Parcelat në Vodno”. Gjyqtari Ilija Trpkov e caktoi seancën e radhës për 24 janar.

Mijalkov, ishte pozitiv me COVID-19 nga data 14 tetor 2020 deri më 3 nëntor 2020./ Alsat.mk