Mijalkov paraqitet në burgun e Strugës për të vuajtur dënimin për rastin “Perandoria”

Ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, sot është paraqitur në burgun e Strugës për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjetësh për rastin “Perandoria”, konfirmoi për MIA-n Drejtoria për kryerjen e sanksioneve.

Mijallkov paraprakisht ka lidhur marrëveshje me prokurorinë për pasurinë e padeklaruar në rastin “Perandoria”, pas së cilës ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër, me çka ka mundësuar vuajtjen e dënimit në burgun e Strugës.

Burgu në Strugë është i tipit të hapur, gjegjësisht i dënuari mund të dalë gjatë ditës dhe të kalojë vetëm natën atje.