Ajo është shumë aktive dhe publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.
Fjala është për këngëtaren e mirënjohur të skenës shqiptare, Mihrije Brahën, e cila përmes rrjeteve sociale vazhdimisht informon ndjekësit për më të rejat në jetë e karrierë.
Artistja së fundmi ka shpërndarë një video, ku shfaqet tërësisht natyrale pa makijazh.
Përkundër moshës meqë tani është 54-vjeçare, ajo kujdeset vazhdimisht për paraqitjet e daljet publike.
Megjithëse rrallë është shfaqur pa “make-up”, krijuesja e hitit “Ma kadal” mori komplimente të shumta nga ndjekësit.