Migrimi i të rinjve, problem i thelluar në Pollog

Ikja e të rinjve ka ngritur alarmin edhe për organizatat joqeveritare të cilat përmes projekteve të ndryshme tentojnë të parandalojnë këtë fenomen. Pikërisht për këtë, sot në Tetovë pati diskutim të hapur për migrimin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut.

Ikja e të rinjve viteve të fundit sa vjen e shtohet, për këtë sot aktorë nga institucione të ndryshme diskutuan dhe u analizuan faktorët kryesorë së shpien në këtë problem, por edhe zgjidhjet e mundshme. Vullnet Zenku, nga “Multikultura” thekson se kjo tani më është problem serioz por që mundohen të gjejnë mënyra dhe mekanizma se si të rinjtë ti ndalin këtu, si të krijohen kushte më të mira jetese për to.

“Kjo nuk është e sotme, është çështje që më herët është dashur të fillohet, të gjithë institucionet janë fajtore për këtë, ekonomia e dobët, firmat e ndryshme i kanë keqpërdorur të rinjtë me paga të ulëta. Ndoshta edhe shteti nuk ka një strategji të qartë për parandalimin e këtyre ikjeve. Tetova dhe Pollogu e kanë këtë problem serioz, kjo na çon të bëjmë debate dhe projekte të tilla”, deklaroi Zenku.

Nga Agjencia për Punësim në Tetovë, Abdilxhelal Jonuzi tha se në këtë institucion situata me të rinjtë që kërkojnë punë është konstante. Sipas tij nuk ka lëvizje të migrimit nga evidenca që e kanë si institucion, sidomos me masat aktive që finalizimi është ka fundi i këtij viti.

“Aplikimi dhe aplikuesit që kanë qenë të interesuar për masat aktive është të rritje e sipër, me 20% në krahasim me vitin paraprak. Në këtë drejtim i është dhënë më shumë përparësi moshës më të re deri në 29 vjet. Nuk është statistikë finale por me vetëpunësim janë 200 persona që janë punësuar me përkrahjen tonë financiare, prej atyre mbi 35% janë të rinj”, tha Jonuzi.

Nga ana tjetër profesoresha universitare, Arta Selmani–Bakiu theksoi se universitetet duhet të përshtatin plan-programet dhe të përgatisin studentët për tregun e punës.

“Qëndroj shumë skeptike nga ajo se ne a bëjmë mjaftueshëm se ne a bëjmë mjaftueshëm për të përgatitur studentët për punëdhënësit. Statistikat flasin se ka diku rreth 230 mijë të rinj ndër moshën 25 vjeçare nga se ka pasur para 20 viteve, kjo flet shumë që ne kemi problem me kërkesat e punëtorëve, me përgatitjen e punëdhënësve si t’i trajnojnë profesionalisht punëtorët e tyre të rinj dhe me sistemin arsimor, si të mesëm ashtu edhe të lartë”, tha Selmani-Bakiu. Si problem i përgjithshëm është evident edhe rënia e numrit të studentëve nëpër institucionet arsimore.

“Si profesione më të pëlqyeshme janë ato më praktike si IT, Mjekësia, ndërsa ata më klasike si juridiku nuk i parapëlqejnë pasi ata e shohin veten jashtë, pasi nuk kanë besueshmëri në konkurset që shpallen, nuk besojnë në sistemin e drejtësisë dhe institucione”, deklaroi Selmani–Bakiu.

Debati u organizua nga Shoqata “Multikultura”- Tetovënë bashkëpunim me “Qendrën Kulturore Rinore”- Manastir në kuadër të projektit “Promovimi i dialogut shoqëror në komunitet”, pjesë e organizimit ishte edhe Këshilli Lokal Socio Ekonomik të Komunës së Tetovës.

Kujtojmë që edhe sipas Raportit të fundit të Komisionit Evropian për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian, papunësia e të rinjve theksohet si problem kryesor I të rinjve. Ndonëse ajo është në rënie ndër vitet e fundit, përsëri mbetet e lartë në 30.9%./portalb