Miftaraj: Qeveria Kurti ka nis punën mbrapsht

Ehat Miftaraj vlerëson se Qeveria Kurti ka nisur punën mbrapsht. Duke komentuar koncept-dokumentin për hartimin e ligjit për ko*nfiskimin e pasurisë, Miftaraj nga IKD-ja ka thënë se kjo mund të kënaqë e të mashtrojë vetëm qytetarët që presin ndryshim dhe injorantët e fushës. Miftaraj tha se ka pritur një nismë ndryshe të Qeverisë Kurti 2. Ai tha se IKD-ja ka bashkëpunuar gjatë me VV-në sa ishte në opozitë për siç tha të ekspozojë të këqijat, të punohet në përmirësim të ligjeve e qeverisjes, por ajo që ka parë në ditët e parë të Qeverisë Kurti 2, është e kundërta.

“Në fillimet e veta kjo Qeveri nuk po u përmbahet premtimeve të fushatë, një vizioni që e kemi pasur për qeverisje të mirë. Është diçka që e dërgon një premtim të rrejshëm që nuk do të realizohet, për injorantët e fushës, për qytetarët që po e presin ndryshimin është diçka e jashtëzakonshme, por për ekspertë të fushës është e parealizueshme. Kjo iniciativë është pak a shumë kështu, ‘ne kemi një shtëpi 200-vjeçare dhe ne nuk po investojmë me i forcu themelet, as katin e parë por po shkojmë direkt në kulm”, tha Miftaraj.Sipas tij, kjo iniciativë për krijimin e ligjit përmes të cilit do të ko*nfiskohej pasuria e paligjshme, nuk mund të ketë sukses, pas pasur ndryshime në gjyqësor e prokurori.

“Prej vitit 2013, shteti ju ka jap (prokurorëve e gjykatësve v.j.) mi*traloza, ta*nke, autoblinda, ua ka plotësuar të gjitha kërkesat, rrogat në qiell, kushte për punë të jashtëzakonshme, secili sot ka veturë, 30 mijë euro pagë vjetore, 20 mijë shtesë. Por veç me punu përtojnë. E ne tash duam që shteti me ju japë edhe bo*mbë atomike dhe me përfundu problemin. Kam pritur nga Qeveria Kurti të fillojë mbarë, si fillohet, me një pako qeverisëse që e dërgon në Kuvend, po e presim edhe pak, edhe pse të tjerat e kanë dërguar në javën e parë. Pas plan-programit, e miraton një plan legjislativ. Nuk mundet me inicu ky koncept-dokument”, ka thënë Miftaraj.