Midis pamjes glamuroze dhe skandaloze


Një anë pamje glamuroze, ana tjetër skandaloze. Kështu duket parkingu përballë Qendrës Tregtare “East Gate”, në Shhkup. Për pak sa nuk u shndërua në depone të egër… Këtu parkohen në të shumtën e rasteve vizitorët e qendrës së re tregtare. Zero edukatë, zero kulture, thonë banorët e kësaj ane.
“Vetura të parkuara vend e pa vend, mbeturina dhe kaos… kjo është fotografia e cila po na mundon për një kohë të gjatë”, thonë banorët që jetojnë përreth qendrës së re tregtare.
Banorët kërkojnë që qyteti të reagojë ndaj kësaj gjendje që vëcmë është e padurueshme dhe kërkojnë mënyrë se sit ë zgjidhet ky problem.