Micotakis porosi Erdoganit: Asnjë provokim nuk do të mbetet pa përgjigje

Atdheu ynë nuk kërc*ënohet, por edhe nuk shant*azhohet, mu prandaj edhe nuk i në nënshtrohet kërc*ënimeve dhe shant*azheve. Por, as ndërkaq nuk toleron aktivitete provokuese, deklaroi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në video porosinë drejtuar qytetarëve lidhur me ngjarjet e undit në marrëdhëniet me Turqinë dhe shtoi se “asnjë provokim nuk do të mbetet pa përgjigje”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis theksoi se Greqia është e përgatitur për dialog dhe nuk frikësohet madje as nga dialogu më i rëndë, por nuk pranon “dialog me provokime dhe në klimë të tensionuar”.

Ai në porosinë drejtuar qytetarëve theksoi se “militarizimi nga ana e Turqisë paraqet pranim të mosekzistimit të pozicioneve të fuqishme juridike” dhe shton se ndaj sistemimit të flotës turke, Greqia u kundërpërgjigj me flotën e saj, por edhe “duke i vënë në gatishmëri forcat e armatosura”.

“Të gjithë le ta dinë. Rreziku nga fatkeqësia është i pranishëm kur aq forca ushtarake janë koncentruar në hapësirë të kufizuar, ndërkaq përgjegjësinë për një rast të tillë do ta ketë ai i cili i shkakton këto rrethana”, theksoi kryeministri grek.

Ai foli edhe për aktivitetet diplomatike të vendit, përkatësisht siç tha, i informojnë vendet mike dhe opinionin ndërkombëtar se Greqia nuk është vetëm në përpjekjet, ndërsa si shembull e përmendi takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit për çështje të jashtme të BE-së.
“Sërish theksoj. Përgjigjemi, nuk provokojmë,dhe me seriozitet shpresojmë, përfundimisht të mbisundojë logjika tek vendi ynë fqinj në mënyrë që të mund të fillohet dialogu qëllimmirë. Bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe respektimin e ndërsjelltë për kontestin që është çështje diskutimi”, porositi Micotakis.