Kryetari i VMRO-DPMNE-sw Hristijan Mickovski tha se partia e tij nuk do të marë pjesë në zgjedhje nëse vendoset që ato të mbahen më 21 qershor.
“I urojmë fat Zaevit”, tha Micskovski në intervistën e tij në Tv Sitel, duke mohuar mundësinë të marë pjesë në këto zgjedhje.
Sipas Mickovskit nuk ka gjasa që deri atëherë të organizohen zgjedhje të sigurta për shëndetin e qytetarëve, duke mohuar mundësinë që VMRO – DPMNE nuk do të marë pjesë as në zgjedhje eventuale më 28 qershor. Ai përsëriti se partia e tij kërkon zgjedhje në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit. Sipas Mickovskit kjo është koha më e mirë kur pandemia mund të vendoset nën kontroll.