Mickovski takohet me protestuesit, do ju përkrahim në Kuvend

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka takuar disa qytetarë të cilët protestuan para Kuvendit dhe kërkuan takim me të para selisë së partisë.
Mickoski protestuesve ju ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do të dalin në protesta, por do të veprojnë në Kuvend.

Ndërsa kryetari i Shoqatës “Makedonium”, Strasho Olumçev, tha se Mickoski ju ka thënë se do të jetë më mirë që deputetët të veprojnë në Kuvend dhe të ndalojnë kryeministrin Zoran Zaev, nga siç thonë, sjellja e vendimeve të dëmshme. Ai shtoi se do të vazhdojnë me protestat për çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.