Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Micskoski, thotë se do t’i pengonte që të dikush atë ta sheh vetëm si numër ose përqindje. Këtë e thotë edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili zyrtarisht quhet “ligji për përdorimin e gjuhëve që e flasin më së paku 20% e qytetarëve”, kur shumë thjesht mund të quhej “ligji për përdorimin e gjuhës shqipe”.
“Absolutisht pajtohem me ju se kjo përqindje duhet të zhduket! Edhe dua që kjo përqindje të zhduket. Të jemi maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serb etj., qytetarë lojal të Maqedonisë. Numrat nuk na nevojiten, ato vetëm se na ndajnë, dhe e bëjnë njërën palë të privilegjuar dhe palën tjetër reperesive”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
E pyetëm shefin e opozitës se çfarë konkretisht do të thotë kjo dhe nëse po kërkojnë që ligji të mos quhet siç është aktualisht, por të thirret Ligji për përdorimin e shqipes. Përgjigja konkrete për këtë nuk dha, por ripërsëriti se është kundër përqindjeve.
“Nuk duhet qytetarët të trajtohen me përqindje, por të trajtohen ashtu siç ata veprojnë me shtetin, pra qytetarë që janë lojal ndaj shtetit dhe qytetarë që nuk i respektojnë ligjet dhe vetë shtetin. Të ndalojmë ta shohim njëri-tjetrin me përqindje”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ndryshe ka qenë retorika e Mickoskit muaj më parë. Korrigjonte gabimet e pushtetit ku shqipja zbatohej atje ku nuk përmbushej përqindja! Në janar 2018, Mickoski ligjin për gjuhët e pati quajtur jokushtetues, që e ndryshon karakterin e shtetit dhe do të krijojë institucione jofunksionale. Kur ligji votohej në Kuvend, partia e Mickoskit pati dorëzuar mbi 35 mijë amendamente, që po të merreshin parasysh, do ta bllokonin tërësisht punën në Parlament.