Qeveria e ardhshme e kryesuar nga VMRO-DPMNE do e braktiste marrëveshjen me Bullgarinë nëse pala bullgare nuk heq dorë nga qëndrimet e saja për, siç tha, asimilimin e këtij populli.
“Nëse pas një periudhë të caktuar kohore më këmbëngulje vazhdohet në asimilimin e këtij populli, do braktiset marrëveshja dypalëshe e nënshkruar me Bullgarinë.
Qeveria që do e udhëheq unë do e braktisë atë marrëveshje. Sepse ajo marrëveshje nuk ka ofruar prosperitet ose mundësi për prosperitet për këtë popull, pavarësisht grupeve të ndryshme etnike që janë pjesë e shtetit…dhe do kërkojmë marrëveshje të re me Bullgarinë”, tha Mickovski.