Kryetari i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, pajtohet që rruga jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Megjithatë, porosit që megjithëse kryeministri Zoran Zaev ka bë shumë lëshime, si përgjigje nga Bashkimi morëm “goditje në shpatull”, premtime dhe kushtëzim tjetër nga Bullgaria. Sipas Mickoskit, Zaev beson se për të filluar negociatat, kemi nevojë t’i zgjidhim çështjet e shekullit të 19-të.
Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zëshëm për krimet e kryera nga kjo qeveri dhe politikat e gabuara që po e shtyjnë vendin në humnerë…është e vërtetë që rruga jonë e vetme është drejt Bashkimit Evropian, e cila duhet të angazhohet shumë më tepër sesa ta sigurojë të ardhmen tonë. Andaj, prej këtu, nga Prileti, do t’u them atyre, negociata menjëherë, lini Zaevin dhe ata përreth tij që vetëm e tundin kokën. Ata nuk janë Maqedonia, por ky popull i ndershëm dhe mikpritës”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE.