Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski sot në pyetje të gazetarëve se cili qështë qëndrimi i tyre që sërish kanë emëruar Buçkovskin për bisedimet në Bullgari tha se një veprim i tillë është vazhdim i politikave të zaevizmit dhe tradhtive.
Sipas tij, gjithmonë kur dyshja Zaev – Buçkovski punojnë në diçka, është në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit të Maqedonisë.
“Vazhdimi i politikave të zaevizmit dhe tradhtive. Ata mendojnë se po bëjnë vepër heroike, ndërsa gjithmonë kur ata dy kanë punuar diçka, e dini se kanë qenë në dëm të popullit dhe shtetit”, tha Mickoski.Ai shtoi se Buçkovski do të mbahet mend vetëm për një punë dhe kjo është me vazhdimit e gabuara të Zaevit.