Mickovski: “As maqedonasit, as shqiptarët nuk i meritojnë shakatë e Ramës” (VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaratën e Ramës i cili prezantoi kryeministrin maqedonas para kancelarit gjerman si kryeministër i Bullgarisë perëndimore, me idenë se po ironizonte bullgarët që kanë vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Mickoski tha se Rama u tall me emrin e vendit të tij ndërsa shtoi se nuk u tregua një fqinj i mirë duke ofenduar qytetarët.

“Mes temave të protestës ne duhet të përqendrohemi edhe tek deklarata e Ramës, humorit të tij të keq dhe nuk e kuptoj se pse tallej me emrin e vendit tonë. Dhe pse, në vende që të tregohet një fqinj i mirë dhe të ndajë vlerat evropiane, ai tallet, ofendon, qytetarët e shtetit tonë, pavarësisht përkatësisë politike.”-tha ai.
Mickoski tha se Rama duhet të kërkojë falje dhe kurrë në të ardhmen mos ta përsërisë këtë shaka, pasi e gjitha ishte një fyerje.

“Në vend që të gjejë një justifikim për këtë shaka, ai duhet të kërkojë falje dhe kurrë në të ardhmen të mos përsërisë këto shaka me emrin tonë, sepse kjo u konsiderua si një fyerje për kombin dhe qytetarë tanë. Unë mendoj se maqedonasit, shqiptarët, çdo etni në Ballkan, nuk i meritojnë këto shaka të Ramës.” -tha Mickoski.