Mickoski: Zgjedhje në fund të verës ose në fillim të vjeshtës

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha në një intervistë për “Top Tema” tha se shanset e LSDM-së për të fituar zgjedhjet janë zero.

Ai thotë se qytetarët duan zgjedhje në fund të verës ose në fillim të vjeshtës.

Mickoski tha se ka qindra “Vuhan” të mundshëm në botë.

“Imagjinoni se çfarë ndodh kur hapen kufijtë, kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm,” tha ai.

Mickoski pyeti se çfarë do të ndodhte nëse njëri prej kandidatëve për deputetë do të infektohej gjatë fushatës.

“A do të thotë kjo që një grup i tërë parlamentar mund të shkojë në izolim?”, pyeti ai.

Ai thotë se ka shumë pyetje rreth zgjedhjeve që duhen hedhur në tryezë.