Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur qëndrimin e tij, se për momentin bëhet kryerje e evidentimit të diasporës, dhe jo regjistrim i saj.
Në ClickPlus, Mickoski thotë se regjistrohet popullsia që jeton në vendin tonë.
“Ne për momentin po bëjmë evidentim të diasporës, pasi popullsia që jeton në vendin tonë, ajo regjistrohet, kjo së paku është edhe në bazë të standardeve të Eurostatit”, tha Mickoski.
Mickoski, si shembull për këtë, e dha edhe atë, pasi thotë, diaspora tashmë është regjistruar në shtetet ku jeton.
“Dihet saktë se çfarë do të thotë evidentim i diasporës, dhe çfarë regjistrim”, tha Mickoski.
Nëse ndodh e kundërta e kësaj, ai thotë, nuk do të pranojmë rezultatet e regjistrimit./TV21