Mickoski: Zaev ka afat deri nesër në ora 14:30

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se ata do të presin deri nesër në orën 14:30 që Zaev ta dorëzoj dorëheqjen në Kuvend, ndërsa shtoi se në të kundërtën, ata në orën 14:30 do të dorëzojnë nënshkrimet për votim të mos-besimit të Qeverisë LSDM-BDI.

recommended by
Mgid
Mgid

PUROSALIN
Šok! Pred spanjem jejte to in vsako noč boste shujšali 2 kg
IZVEDITE VEČ
“Do të jem si zakonisht, preciz. Deri në orën 14.30 presim dhe më pas do ta nisim procedurën për votimin e besimit të qeverisë, nëse më parë nuk e mban premtimin Zoran Zaev”, tha Mickoski.

Ai tha se fillimisht duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe më pas, do të vijnë procedurat tjera.
“Të presim të ndodhë çështja e parë, Zaev ta mban premtimin e tij, edhe pse nuk besojmë se ai do ta bëj të njëjtën”, tha Mickoski.