Mickoski: Vrasësit te “Mavrovka” dolën nga burgu kur LSDM ishte në pushtet

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se vrasësit te “Mavrovka” dolën nga burgu gjatë kohës kur LSDM ishte pjesë e Qeverisë, duke komentuar për pretendimet e LSDM-së se në vend që të jenë në burg, kriminelët dhe vrasësit shëtisin nëpër rrugë.

“Po, ata u arratisën kur LSDM ishte pjesë e Qeverisë. Por ajo që është e rëndësishme është se një jetë njerëzore është humbur, dhe kriminelët janë kapur dhe janë nxjerrë para drejtësisë. Çdo person që mendon të merret me krim do të kapet dhe do të dërgohet aty ku i përket – pas hekurave. Ne duhet të merremi seriozisht me luftën kundër krimit dhe të bëjmë që krimi të jetë një profesion që nuk shpërblehet. Çdo kriminel që mendon se mund të përfitojë nga krimi, shumë shpejt do të zhgënjehet dhe do të vendoset aty ku i takon. Ka brejtës politikë që mendojnë se në këtë mënyrë do të fitojnë pikë në kurriz të jetëve të humbura, por më vjen keq që ata nuk shikojnë në të kaluarën dhe se çfarë bënin kur ishin në qeveri, dhe çfarë duhet të mposhtim sot. Por ne do të luftojmë dhe do të fitojmë. Nuk janë vetëm ata, po vëzhgojmë edhe disa grupe të tjera, si në Shkup ashtu edhe në të gjithë Maqedoninë. Kemi identifikuar tre grupe, që kanë logjistikë edhe në burgje, dhe merren me zhvatje, terrorizëm, forma të rënda të krimit, dhe pres që shumë shpejt edhe për ta krimi të jetë një profesion që nuk shpërblehet,” – tha Mickoski.