Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe nënkryetari i saj Vllado Misajlloski sot realizuan takim me qytetarët dhe anëtarët e Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Gjorçe Petrov.
Para numrit të madh të qytetarëve të pranishëm Mickoski porositi se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët nuk kanë nevojë t’u vardisesh por duhet udhëhequr prej politikanëve edhe atë përmes trajektores e cila do të jetë e bazuar vetëm në principe, ndershmëri dhe sinqeritet, gjegjësisht siç theksoi ai këto tri fjalë janë shumë të rëndësishme pasi janë cilësi e VMRO-DPMNE-së dhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Ne nuk na duhet as luks, as qilima të kuq, ne na duhet vetëm besimi i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, prej bashkëpartiakëve tanë, prej mbështetësve të VMRO-DPMNE-së, nga kombi maqedonas që ta vazhdojmë këtë betejë të cilën e filluam para disa muajash. Ne atë mbështetje nga dita në ditë jemi duke e fituar, e ndjejmë si pulson në sheshet e në shtabet e VMRO-DPMNE-së nëpër Maqedoni në të gjitha takimet të cilat i kemi me ju qytetarët, thotë ai.
Nëkryetari i partisë Misajlloski shtoi se edhe krahas asaj që Maqedonia dhe qytetarët ndodhen në një kohë të vështirë, VMRO-DPMNE është e njohur për nga simboli i luanit, duke shtuar se sado që beteja të jetë e vështirë luani gjithmonë lartësohet dhe fiton.
Mickoski shtoi se në kohën e LSDM-së dhe Zoran Zaevit, qytetarët jetojnë shumë keq, duke e potencuar cunamin ekonomik dhe rritjen e akcizës së karburantëve, mungesën e investimeve kapitale etj.
Mickoski i porositi qytetarët se e gjithë kjo do të përfundojë shumë shpejtë.
Do të përfundojë e gjithë kjo, do të vijë 1 Tetori, do të zgjohemi në mëngjes dhe të gjitha problemet reale të bashkëqytetarëve tanë do të mbeten.