Mickoski: VMRO-DPMNE heq dorë nga paratë e fushatës


Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO DPMNE-së sot njoftoi se partia e tij ka hequr dorë nga mjetet financiare për fushatën e referendumit. Në një postim në fejsbuk, Mickoski ka njoftuar publikun se mjetet e ndara për grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së, do të jepen donacion për ndërtim ose sanim të një gjimnazi në Tetovë.

Unë zgjedh arsimin para kampanjave të shtrenjta. Unë zgjedh Maqedoninë dhe do të luftoj për të ardhmen e saj “-thotë Miskovski në profilin e tij në Facebook.

VMRO DPMNE-ja e me forcat dhe mjetet e saj, duke u mbështetur tek populli i cili është shtylla e pushtetit dhe legjitimitetit në këtë vend, duke shkuar derë më derë, prej shtëpie në shtëpi, nëpër mëhalla, nëpër qytete, fshatra, do të marrë pjesë në fushatë dhe do të jetë kundër kësaj marrëveshjeje, dhe në momentin kur do të definojmë qëndrimin përfundimtar lidhur me vetë aktin e votimit, pjesëmarrjen në referendum, të njëjtin do tua kumtojmë qytetarëve”- shkroi Hristian Mickoski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së