Mickoski: Vendosja e tabelave në Bllacë, pjesë e planit për destabilizim


Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se vendosja e tabelave në Bllacë, ku nuk figuronte gjuha shqipe është pjesë e planit për destabilizim. Mickoski tha se për këtë çështje, nuk është faji te ndonjë institucion, por te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Kryeministri nënvizoi se këta individë kanë marrë informacione se përgjegjësia u është afruar, prandaj janë në panik dhe veprojnë kështu.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë. Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, që ta destabilizojnë shtetin dhe nuk kanë sukses”,deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk