Mickoski: Të mos fshihet, Ali Ahmeti të marrë guximin dhe të shpallë vetë kandidaturën për president


Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot i bëri thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, që nëse e ka ndërmend të kandidojë për president, të merr guximin dhe ta thotë këtë publikisht.

“Më pengon ajo, ndoshta do ta këshilloja, ja nëse i hyn në punë këshilla ime, të mos e publikojë në portale që paguhen nga zyra e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë. Vlerësoj që duhet të dalë, të merr guximin dhe të shpallë vetë kandidaturën, nuk ka nevojë të fshihet pas spineve të tilla. Pra, nëse vlerëson se do të arrijë një rezultat që do të jetë domethënës, atëherë pse të fshihet pas teksteve të tilla të porositura në portale që bashkëpunëtori i tij i financon me para publike”, tha Mickoski./tv21.tv