Mickoski takon krerët e Komunave, kërkon përmbushjen e premtimeve

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski realizoi sot takim me kryetarët e sapozgjedhur të komunave që vijnë nga partia e tij. Me këtë rast ai u shpreh se do të kërkoj që të realizohen të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

“Pavarësisht zhvillimeve në skenën politike, dorëheqja apo jo e Zaevit, vlerësoj se nuk duhet të lihen pas dore premtimet ndaj qytetarëve. Gjithçka që u premtua duhet të realizohet. Po vijën kohë të reja, andaj nuk guxojmë as ne e as ju që ti tradhtoni qytetarët. Vetëm ashtu bashkë do t’ia dalim. Nga çdo kryetar komune, nga çdo këshilltar dhe funksionar të VMRO-DPMNE-së do të kërkojmë përgjegjësi”, tha Micksoki.