Mickoski takon Gordana Jankulloskën, ish-ministren e dënuar për rastin “Tanku”

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka takuar ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, shkruan TV21. Mickoski ka publikuar fotografi nga takimi, ku shkruan:

“Takim i fuqishëm sa Gorde. Padrejtësia asnjëherë nuk na ka thyer”, ka shkruar Mickoski në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, ish ministrja Jankulloska po vuan dënim me burg për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm të Mercedesit të famshëm. Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 4 vjet./tv21.tv