Mickoski sot merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot pasdite, në vilën Vidno, do të japë mandatin për formimin e qeverisë liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili pas zgjedhjeve të 8 majit siguroi shumicën parlamentare me koalicionin VLEN dhe lëvizja ZNAM, çka u konfirmua gjatë zgjedhjes së Afrim Gashi si kryetar i Kuvendit. Kabineti i ri qeveritar është projektuar me riorganizimin e resoreve dhe VMRO-DPMNE dje propozoi ndryshime ligjore që tashmë janë vendosur në një seancë parlamentare e cila është caktuar për nesër.

Sipas Mickoskit, bisedimet për qeverinë janë tashmë përfunduar pjesërisht në aspektin e formimit të resoreve qeveritare dhe në aspektin e eshalonit të tretë.