Mickoski: “S’ka ndryshime kushtetuese, le telë shkojmë në zgjedhje ta shohim se çfarë mendon populli!

“Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat. E inkurajoj Osmanin për zgjedhje të parakohshme që të dëgjojmë se çfarë do të thotë populli për politikat e kësaj qeverie dhe çfarë do të ofrojë OBRM-PDUKM, pastaj të mendojmë për shumë gjëra të tjera”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Sot gjatë një vizite në komunën Karbinc, në pyetjen e një gazetari për deklaratën e djeshme të Osmanit lidhur me ndryshimet kushtetuese, ai ka theksuar edhe një herë se OBRM-PDUKM nuk pranon diktat siç është ky diktat bullgar dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

“Humori i Bujar Osmanit nuk ishte një tipar i mirë i karakterit dhe shpesh metaforat e tij përmes sensit të tij të keq të humorit nuk kuptohen mirë as nga unë, as nga publiku, sepse nuk e dimë se çfarë dëshiron të thotë. Le të inkurajohen që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të dëgjojnë se çfarë do të thotë populli për politikat e kësaj qeverie dhe çfarë do të ofrojë OBRM-PDUKM, atëherë mund të mendojmë për shumë gjëra të tjera”.

“Në fund të fundit, është e rëndësishme që ai të flejë i qetë dhe të zgjohet shpejt nga ëndrra e tij, por jo si ministër i Punëve të Jashtme, por në një vend tjetër, pas gjithë asaj që i ka bërë Maqedonisë dhe popullit maqedonas, unë i uroj një gjumë të qetë”, theksoi Mickoski.