Maqedonia dhe Shkupi e duan lirinë. Shkupi gjithmonë në piedestal e ka vënë luftën për liri, besimin në parime dhe shpresën për të ardhmen në të cilën besojmë. Njerëzit të cilët luftuan për këtë para 77 viteve janë heronjtë tanë sot, ata e sollën fitoren mbi pushtuesin fashist dhe e tyre është lavdia, ndërsa liria është e përbashkët, publikoi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Këtë liri, shton Mickoski, e mbrojmë edhe sot, dhe dashurinë e tillë ndaj Shkupit e kemi edhe sot.
“Betejat tona bashkëkohore do të jenë fitoret tona të përbashkëta, detyrimi ynë ndaj qytetit të solidaritetit, lirisë dhe humanitetit. Shkupin e presin kohëra të mira, ndërsa e ardhmja e re është ëndrra jonë për kohën që vjen. Me këtë besim dhe shpresë të palëkundur, gëzuar dhe e përjetshme Dita e Çlirimit – 13 Nëntori, qyteti im”; ka shkruar Misckoski.