Mickoski: Së shpejti do të na ndihmojnë Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi për të luftuar kundër zjarreve

Kryeministri Hristijan Mickoski në faqen e tij zyrtare në Facebook njoftoi se së shpejti do të mbërrijë ndihmë nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi për të luftuar kundër zjarreve.

“Po luftojmë kundër flakëve për shkak të valës së të nxehtit. Jemi në komunikim intensiv me disa shtete mike nga të cilat kemi kërkuar ndihmë brenda mundësive të tyre për shuarjen e zjarreve. Së shpejti do të mbërrijë ndihmë nga Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi,” shkroi Mickoski në Facebook.

Ai kujtoi se ministrat e Mbrojtjes, MPB-së, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Misajllovski, Toshkoski, Mucunski, si dhe drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, janë në komunikim intensiv me homologët e tyre nga këto shtete.

“Për vetëm disa ditë pas neglizhimit dhe mungesës shumëvjeçare dhe gjendjes së përkeqësuar të avionëve pa pilot, kemi bërë funksional avionët që u janë bashkuar operacioneve të shuarjes së zjarreve dhe personelin përkatës. Ushtria dhe policia janë bashkuar. Tani po sigurojmë mbështetje nga miqtë. Nuk do të rrimë duarkryq dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë dhe kompetencat tona për të përballuar situatën,” shkruan Mickoski në postimin e tij në Facebook.