Mickoski: “Së bashku me ASH – AAA do të fitojmë në zgjedhjet lokale”

Bashkimi i koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa me OBRM-PDUKM-në është me qëllim që të ndërtohet shtet i përbashkët në të cilin të gjithë qytetarët do të jenë të kënaqur, sepse njerëzit janë mërzitur me krijimin e ndarjeve dhe konflikteve artificiale, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski në intervistë për “Al Jazeera”.

“Këto sfida të cilat ndodhën me pandeminë me kovid-19 të gjithëve na detyruan të mendojmë pak nga ajo që ishte në të kaluarën, për dallim nga elita partiake dhe politike e cila për momentin e udhëheqë Maqedoninë e cila ende është e ngujuar në krim dhe kursesi të dalë nga ai krim. Por, në përgjithësi njerëzimi, e edhe këtu në Maqedoni, gjërat ndryshojnë dhe mënyra e jetës dhe mënyra e të menduarit dhe vlerësoj se njerëzit janë lodhur nga krijimi i konfliktit artificial, thjeshtë duan të shohin të ardhme dhe të shohin shpresë”, potencoi Mickoski.

Ai theksoi se mu ky ishte motivi dhe shkaku OBRM-PDUKM, siç thotë, si forcë më e madhe politike në Maqedoni, të ulet së bashku me Koalicionin e Aleancës së shqiptarëve të Ziadin Sela dhe Alternativa e Afrim Gashi dhe së bashku “të bisedojnë për të ardhmen, për atë si të ndërtojnë shtet të përbashkët të cilin të gjithë do ta duan dhe respektojnë pa dallim të etnikumit apo konfesionit”.

Sipas Mickoskit, koalicioni i OBRM-PDUKM-së me ASH dhe AAA do të fitojë në zgjedhje, ndërsa LSDM dhe BDI tashmë nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shtetit dhe do të delegjitimohen.
Sipas tij, LSDM dhe BDI “nuk kanë kurrfarë potenciali kadrovik” dhe tashmë “nuk kanë çka t’i ofrojnë Maqedonisë dhe qytetarëve”.

“Pres të kemi numër më të madh të kryetarëve të komunave dhe këshilltarë nga koalicioni të cilin e kryeson LSDM, ndërsa për ditën më pas ka disa skenarë, por të presim të vijmë deri tek 17 tetori”, thotë Mickoski.
Ai pohon se në ata disa skenarë ka mundësi edhe për shumicë të re qeveritare, si dhe zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare, të cilat do t’i zbatonte ajo shumicë.