Mickoski: Referendumi e bëri Maqedoninë të pavarur, referendumi do ta bëjë me dinjitet

“Vota në referendum e bëri Maqedoninë të pavarur, votimet e referendumit do ta bëjë Maqedoninë me dinjitet, kështu sot fillimisht e uroi Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski edhe në këtë ditë feste bën thirrje për përkrahje të iniciativës për referendum mbi shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. d

“Referendumi për pavarësinë tonë ishte një sfidë e madhe. Edhe atëherë kishte shumë pikëpyetje, dilema dhe kritika, por koha ka treguar se ky hap ishte historik”.

“Tani, 31 vjet më vonë, ne përballemi me të njëjtën sfidë. Me referendum që ta shpëtojmë vendin nga tentativat për shantazh dhe asimilim dhe të vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Mickoski në Facebook.