Qytetarët dëshirojnë jetë, nuk duan që të shohin politikanë që shkojnë nëpër ngjarje me vetura të zeza të shtrenjta dhe me truproja, por dëshirojnë jetë. Kështu u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e partisë së tij, do të angazhohen që të kthejnë shpresën e qytetarëve për një jetë më të mirë.
“Qytetarët dëshirojnë jetë. Nuk dëshirojnë që të shohin politikanë që shkojnë nëpër ngjarje me vetura të zeza të shtrenjta dhe me truproja, por dëshirojnë që të realizohen projektet që janë në dobi të tyre. Andaj kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së do t’i veshin çizmet, do të përvjelin mangët dhe do të jenë në teren për të realizuar premtimet që i dhamë para qytetarëve”, tha Mickoski.