Mickoski: Propozojmë shpërblim në të holla për ata të cilët janë të kyçur në mbrojtjen e shëndetit dhe luftën kundër koronavirusit

Çështjet aktuale lidhur me pandeminë me koronavirusin dhe mendimet e përvojat në përballjen me këtë dukuri, ishin tema të takimit të sotëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski dhe ministrit hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Petar Sijarto.

Mickoski i shprehi falënderim Hungarisë dhe popullit hungarez sepse, siç tha, demonstruan humanizëm dhe ndanë ndihmë për ata që u nevojitet dhe janë në radhët e para në luftën me koronavirusin. I shprehi falënderim edhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe ministrit Sijarto.

“Kjo është vizita e parë ndërshtetërore prej se u mbyllën kufijtë dhe pandeMEDIAL me koronavirusin arriti kulminacionin. Në kushte të kufijve të mbyllur, kjo është vizita e parë e një vendi anëtar të BE-së në këto kohë krize. Falënderim edhe për reagimin e shpejtë të Qeverisë hungareze. Javën e kaluar realizuam komunikim dhe kumtova se nevojitet ndihmë dhe ajo sot po realizohet”, tha Mickoski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se tani nevojitet të tregohet humanitet dhe të veprohet, secili në korniza të mundësive dhe mjeteve të veta me të cilat disponon dhe shtoi se tani nuk është koha për politikbërje. Sipas tij, nuk është me rëndësi se kush ka kërkuar ndihmë, por me rëndësi është ndihma. Paralajmëroi se do të vazhdojë të lobojë, të realizojë kontakte dhe në kuadër të mundësive të kërkojë ndihmë për vendin. U shprehi falënderim të gjithë atyre të citë në baza ditore po luftojnë për shëndetin tonë.

I pyetur për atë se para dy ditëve në Gazetë zyrtare është publikuar vendimi për ndërrimin e parave, përkatësisht gjithkund të shtohet Maqedonia e Veriut, Mickoski tha se ka shumë dekrete kontestuese me fuqi të ligjit të cilat që sillen në gjendje të jashtëzakonshme.Sipas Mickoskit, pasi që të vijë shumica e re parlamentare, do të rishqyrtohen të gjitha këto dekrete.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Mickoski shfaqi shpresë se një pjesë e ndihmës që ka arritur sot do të arrijë atje ku nevojitet më së shumti, si në MPB, ku u nevojiten maska, ndërsa skafanderët në Klinikën infektive dhe në spitale të tjera.

Sijarto, nga ana e tij, konfirmoi se vizita e tij në Shkup është me kërkesë të liderit të opozitës.

“Vendosëm ta ndihmojmë popullin miqësor të Maqedonisë së veriut dhe sot sollëm 100.000 maska dhe 5.000 skafanderë me qëllim që të ndihmohet për masat për mbrojtje”, tha Sijarto.

Ai përsëriti se mund t’ia lejojnë vetes këtë ndihmë sepse lidhja mes Kinës dhe Hungarisë po shkon shumë mirë, dhe kanë marrë linjë për prodhim nga Kina me ç’rast tani vetë mund të prodhojnë maska.

Sijarto theksoi se donacionin ia ka dorëzuar ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev me qëllim që nëpunësit policor të mund ta kryejnë punën sa më të mbrojtur, dhe kjo është me rëndësi, siç tha, sepse policia merr pjesë edhe në mbrojtjen e kufirit jugor nga vala e emigrantëve, që për Hungarinë është me rëndësi tejet të madhe.

Në pyetjen e gazetarëve përse mban konferencë për shtyp edhe me lider të opozitës, Sijarto u përgjigj se si ministër i Punëve të Jashtme është takuar edhe me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut dhe nuk sheh se cila është situata kontestuese të takohet edhe me përfaqësuesit e partisë së tyre simotër, kur vjen me ftesë të tyre.